Protesta të pritshme në Portland të Oregonit

Amerika

Protesta të pritshme në Portland të Oregonit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 20:41
Portland të Oregonit

Qindra protestues pritet të marrin pjesë në dy demonstrata të shtunën në Portland të Oregonit, ku policia po zë pozicion në qendër të qytetit për të ruajtur qetësinë.

Protestues të së djathtës së skajshme pritet të marsshojnë në të njëjtën zone ku grupe lokale anti-fashiste kanë në plan të mbajnë një kundër-demonstratë.

Kryebashkiaku i Portlandit, Ted Wheeler iu bashkua udhëheqësve fetarë dhe të biznesit të qytetit, duke paralajmëruar ata “që duan ta përdorin Portlandin më 17 gusht si platformë për të përhapur urrejtje. Ato grupe nuk janë të mirëpritura këtu”, tha ai.

Të premten policia arrestoi udhëheqësin e grupit të djathtë të skajshëm “Patriot Prayer’s”, Joey Gibson i cili pas arrestimit nxiti pasuesit e tij në media sociale që të shtojnë pjesëmarrjen dhjetëfish, njëqind fish, për protestat e së shtunës.

Kryebashkiaku Wheeler tha se afro 1 mijë oficerët e policisë të Portlandit do të jenë në terren të shtunën dhe do të ndihmohen nga Policia Shtetërore e Oregonit, forca të tjera policie dhe FBI-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat