Trump për Grenlandën: Nuk do të ndërtoj atje një Trump Tower

Amerika

Trump për Grenlandën: Nuk do të ndërtoj atje një Trump Tower

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 17:21
Donald Trump

Dëshira për të blerë nga Danimarka, ishullin e Groenlandës, duket se është e pa rezistueshme për presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Pasi e konfirmoi me zërin e tij për gazetarët atë që më herët kishin shkruar mediat amerikane, Trump shkon akoma më tej dhe poston në “Twitter” një foto të një kulle Trump në një fshat të vogël të Grenlandës.

“Premtoj që nuk do të bëj këtë në Grenlandë”, shkruan ai me shaka.

E kjo vjen pas deklaratave të së dielës se ai ishte strategjikisht i interesuar për një marrëveshje për të blerë territorin arktik. Sidoqoftë, kryeministrja e Danimarkës u nxitua të komentojë dhe tha se Grenlanda nuk ishte për shitje dhe ideja e shitjes së saj te shtetet e bashkuara është absurde.

“Grenlanda nuk është për shitje. Grenlanda i përket Grenlandës. Unë shpresoj me gjithë zemër që e gjithë kjo nuk është serioze”, tha kryeministrja Mette Frederiksen për një gazetë vendase, gjatë një vizite në Grenlandë.

Trump do të vizitojë Kopenhagën muajin e ardhshëm kur Arktiku do të jetë në agjendë në takimet me Frederiksen dhe kryeministrin Kim Kielsen të Grenlandës që është një territor autonom danez./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat