Vrasësi serial i homoseksualëve do ekzekutohet

Amerika

Vrasësi serial i homoseksualëve do ekzekutohet

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 08:02
Gary Ray Bowles

Një vrasës serial që vrau homoseksualë përgjatë bregdetit lindor të SHBA, do të ekzekutohet të enjten në Florida.

Gary Ray Bowles pranoi se vrau gjashtë burra në vitin 1994 nga Florida në Maryland por u dënua vetëm për tre vrasje.

Shumica e viktimave të “vrasësit I-95” u gjetën afër korridorit ndërshtetëror që përfshin tërë bregdetin lindor të SHBA.

Hetuesit thanë se 57-vjeçari i lindur në West Virginia u rrit në një familje të dhunshme dhe punoi si prostitutë për homoseksualët për disa vjet para se të fillonte të vriste.

Pas dy dënimeve me burg për vjedhje, plaçkitje, sulm dhe përdhunim, ai u transferua në Daytona Beach në 1993.

Gjatë kësaj kohe ai vazhdoi të punojë si prostitutë dhe jetonte me një të dashur, e cila e la zbuloi punën e tij.

Bowles i tha autoriteteve se fajësoi homoseksualët për ndarjen e tyre dhe u zemërua kur mësoi se e dashura e tij kishte abortuar fëmijën.

57-vjeçari u arrestua në Jacksonville ku jetonte nën një identitet të rremë.

Ai u dënua për vrasjen e Walter Hinton, 47 vjeç, dhe iu dha dënimi me vdekje.

Bowles gjithashtu u shpall fajtor dhe u dënua me burg të përjetshëm për vrasjet e John Hardy Roberts, 59 vjeç, dhe Albert Alcie Morris, 37 vjeç.

57-vjeçari do të jetë i burgosuri i 99-të që do të vritet në Florida që nga viti 1976 kur dënimi me vdekje u rivendos nga Gjykata Supreme.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat