Zjarret në Amazon, Macron: Shtëpia jonë po digjet

Amerika

Zjarret në Amazon, Macron: Shtëpia jonë po digjet

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka thënë se numri rekord i zjarreve në pyjet në Amazon të Brazilit është krizë ndërkombëtare, çështje kjo e cila duhet të kryesojë takimin e G7 që do të mbahet këtë fundjavë.

‘Shtëpia jonë po digjet’. Pyjet  e Amazonit, mushkëritë që prodhojnë 20 % të oksigjenit të planetit tonë,  janë në zjarr. Është krizë ndërkombëtare. Anëtarë të samitit  G7,  ta diskutojmë këtë emergjencë në dy ditët e ardhshme”,   ka shkruar në twitter Macron. 

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro akuzoi Macron se po përdor këtë çështje për "përfitim politik". 

Ai tha se thirrjet për të diskutuar për zjarret në samitin e G7 në Biarritz, në të cilin Brazili nuk po merr pjesë, evokojnë "një mentalitet të gabuar kolonialist", transmeton KosovaPress. 

Pylli më i madh në botë Amazon është një hapësirë  jetësore e karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale. 

Të dhënat satelitore të publikuara nga Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë (Inpe) kanë treguar një rritje prej 85% këtë vit të zjarreve në të gjithë Brazilin, shumica e tyre në rajonin e Amazonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat