Pamje apokaliptike nga Brazili, errësirë në mes të ditës

Amerika

Pamje apokaliptike nga Brazili, errësirë në mes të ditës

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 22:51
Brazil

Të ecësh në mes të ditës dhe çdo gjë të jetë errësirë sikur të jetë mesi i natës. Kjo është ndjesia apokaliptike që ka krijuar tymi i pyjeve të Amazonës në Brazil.

Errësira u krijua nga një erë e ftohtë që erdhi nga lindja e San Paolos, e cila mori me vete edhe tymin e pluhurin e pyllit të Amazonës që po digjet.

Errësira e frikshme zgjati plot një orë para se të largohej. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, disa banorë mblodhën ujin e shiut, i cili rezultoi sterrë i zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat