Vdes në moshën 79 vjeçare miliarderi i njohur

Amerika

Vdes në moshën 79 vjeçare miliarderi i njohur

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 07:43
David Koch

Miliarderi David Koch ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane.

Luftoi gjatë por nuk mundi ta fitojë luftën me kancerin. Ai njihet shumë në Amerikë dhe jo vetëm si donator i madh i Partisë Republikane.

Ish-pronari i Koch Industries u rëndit nga Forbes së bashku më vëllain e tij Charles në vendin e 11 në listën e personave më të pasur në botë.

Jo vetëm me donacione dhe ndikim të madh në politikë, por David Koch jepte donacione të mëdha për kërkime mjekësore, arsim dhe artë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat