Papa Françesku kërkon mobilizim botëror kundër zjarreve në Amazonë - Bota Sot
Papa Françesku kërkon mobilizim botëror kundër zjarreve në Amazonë

Amerika

Papa Françesku kërkon mobilizim botëror kundër zjarreve në Amazonë

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 14:42
Papa Françesku

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për angazhim ndërkombëtar në luftën kundër mijëra zjarreve në rajonin malor të Amazonës në Brazil, duke thënë se kjo hapësirë është jetike për shëndetin e planetit tonë.

“Të gjithë jemi të brengosur për zjarret e shumta që janë përhapur në Amazonë. Të lutemi që me angazhimin e të gjithëve t’i fikim ato së shpejti. Ajo mushkëri malesh është jetike për planetin tonë”, tha Papa para mijëra njerëzve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit gjatë fjalimit të tij javor.

Gjashtë rajone administrative të Brazilit kanë kërkuar ndihmë ushtarake për t’i luftuar zjarret që kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve. Ndaj kësaj situate kanë reaguar shumë shtete për shkak të rolit të madh të Amazonës në luftën kundër ngrohjes globale.

Papa Françesku shpesh ka reaguar edhe për të drejtat e popujve të lashtë të Amazonës dhe për mbrojtjen e tokave të tyre. Ai gjithashtu ka kërkuar zvogëlim të përdorimit të karburanteve në botë.

Zjarret në Amazonë ndodhën në kohën kur në Francë po mbahet samiti i G7-ës me vendet me të zhvilluara. Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Amazona ka nevojë për menaxhim më të mirë dhe se për këtë duhet të diskutojnë të gjithë liderët, shkruan “Reuters”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...