SHBA ia bën me dije Iranit: Guxoni e prekni qytetarët amerikanë - Bota Sot
SHBA ia bën me dije Iranit: Guxoni e prekni qytetarët amerikanë

Amerika

SHBA ia bën me dije Iranit: Guxoni e prekni qytetarët amerikanë

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 16:49
Donald Trump dhe Teherani

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Teheranin se po e marrin seriozisht çdo kërcënim të tij dhe do ta konsiderojnë përgjegjës nëse kompromenton sigurinë e çdo shtetasi amerikan.

Reagimi erdhi në formën e një mesazhi në Twitter nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, pak pasi Republika Islamike njoftoi sanksione kundër qytetarit amerikan Mark Dubowitz dhe fondacionit të tij nën akuzën e të ashtuquajturit “terrorizëm ekonomik amerikan”.

Pretendimet e ngritura ndaj think tank-ut përfshinin përhapjen e gënjeshtrave, lobimin dhe propagandën kundër Iranit. Misioni i grupit të shënjestruar nga regjimi i ajatollahëve është të ekspozojë shkeljen e të drejtave të njeriut.

Ai është shfaqur edhe si mbështetës i masave të ashpra të Uashingtonit kundër vendit islamik.

Tensionet mes dy shteteve kanë ardhur në përshkallëzim që kur presidenti Donald Trump i tërhoqi në mënyrë të njëanshme Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore vitin e kaluar.

Shkak për këtë lëvizje u bënë shqetësimet rreth programit iranian të raketave balistike dhe influencës rajonale të Teheranit.

SHBA vendosi sanksione, të cilat ia bllokojnë në masë të madhe Iranit mundësinë për të shitur naftë jashtë kufijve, një burim jetik fitimi ky për regjimin iranian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...