Zjarret në Amazon, liderët botëror afër një marrëveshje

Amerika

Zjarret në Amazon, liderët botëror afër një marrëveshje

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Liderët botërorë që u mblodhën në samitin e G7 thuhet se janë afër një marrëveshjeje për të ndihmuar në luftimin e zjarreve në pyllin e Amazonës.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të dielën se një marrëveshje për të siguruar ndihmë teknike dhe financiare ishte afër.

Drejtuesit nga SHBA-ve, Japonia, Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadajqa do të vazhdojnë takimin e tyre në qytetin bregdetar të Biarritz të hënën.

Takimi vjen mes tensionit ndërkombëtar për zjarret rekord që po digjen në Brazil.

Kritikët kanë akuzuar Presidentin e Brazilit, Jair Bolsonaro, për “dhënien e dritës së gjelbër” për shkatërrimin e Amazonës përmes retorikës anti-mjedisore dhe mungesës së veprimeve për shkeljet e shpyllëzimit.

Ashpërsia e zjarreve dhe reagimi i qeverisë së tij, kanë nxitur protesta dhe reagime globale.

Presidenti Macron javën e kaluar i përshkroi zjarret si një “krizë ndërkombëtare” dhe nxiti që atyre t’u jepej përparësi në samitin e G7 këtë fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat