Marrëveshje tregtare, Trump: E shoh Kinën të gatshme

Amerika

Marrëveshje tregtare, Trump: E shoh Kinën të gatshme

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 11:19
Donald Trump dhe Kim Jong-un

Presidenti amerikan Donald Trump duket optimist për perspektivën e një marrëveshje tregtare me Kinën, duke thënë se palët janë në bisedime e sipër dhe marrëveshja e shumëpritur do të arrijë “shumë shpejt”.

“Ata nënkuptojnë biznesin, dhe ne do të fillojmë të flasim shumë seriozisht”, theksoi Trump, duke vënë në dukje se kishte pasur dy telefonata me palën kineze.

“Unë mendoj se do të kemi një marrëveshje sepse jemi në kushtet e duhura,” u tha ai gazetarëve në Biarritz

“Kjo është hera e parë që i shoh ata se duan të bëjnë një marrëveshje. Dhe ky është një hap vërtet pozitiv”, shtoi ai.

“Presidenti Xi Jinping është një udhëheqës i madh”, përfundoi Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat