Trumpit i shtohet edhe një rival brenda partisë për zgjedhjet e 2020-ës

Amerika

Trumpit i shtohet edhe një rival brenda partisë për zgjedhjet e 2020-ës

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 12:09
Joe Walsh

Autori i një emisioni në radio dhe ish-ligjvënësi Joe Walsh është bërë njeriu i dytë brenda Partisë Republikane që do ta sfidojë presidentin amerikan, Donald Trump, për të nominuarin e kësaj partie për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

“Vendi ynë është lodhur nga zemërimi i këtij djali. Ai është fëmijë”, tha kandidati 57-vjeçar për televizionin “ABC Neës”. Ndaj kësaj deklarate ende nuk ka reaguar presidenti Trump.

“Unë po bëhem pjesë e garës sepse ai është i papërshtatshëm. Dikush duhet të reagojë dhe duhet të ekzistojë një alternativë”, shtoi ai.

Asnjë president i Shteteve të Bashkuara deri tash nuk e ka humbur garën për të qenë i nominuar i partisë për mandatin e dytë.

Sidoqodtë, ish-presidentët Jimmy Carter më 1980 dhe George Bush (i vjetri) më 1992 ishin përballur me garë të fortë brenda partisë për ta fituar të drejtën për nominim në garë për mandatin e dytë me radhë.

Në anën tjetër, ndonëse dita e zgjedhejve është më larg se një vit, shumë kandidatë nga Partia Demokratike kanë shprehur synimet e tyre për ta sfiduar Trump-in në garën për president të shtetit më të fuqishëm në botë, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat