Trump mikpritës i samitit të radhës G7?

Amerika

Trump mikpritës i samitit të radhës G7?

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 13:55
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donalod Trump ka shprehur dëshirën që të jetë mikpritës i samitit të ardhshëm të G7, ku si lokacion të mundshëm ka propozuar pushimoren me terren të golfit, të cilin e posedon në Majami.

Trump në Biarritz të Francës deklaroi se pushimorja e tij në Florida “do të ishte zgjidhje e përkryer”, për shkak të madhësisë dhe faktit se ndodhet vetëm pesë minuta rrugë me veturë nga aeroporti në Majami.

“Më pëlqen lokacioni i hotelit, po ashtu atyre iu pëlqen se është afër aeroportit. Ndodhet në Majami dhe ky është një vend i shkëlqyeshëm”, tha Trump.

Sipas tij, vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, por lokacioni që ai ka propozuar është dukshëm më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat