Trump - Erdogan diskutojnë për tregtinë dhe Sirinë

Amerika

Trump - Erdogan diskutojnë për tregtinë dhe Sirinë

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 18:01
Trump, Erdogan

Presidenti i SHBA-së Donald Trump diskutoi me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan për disa tema, duke përfshirë çështjet e tregtisë dhe situatën humanitare në Idlib - Siri, tha sot Shtëpia e Bardhë.

Dy liderët kanë rënë dakord të bashkëpunojnë për të mbrojtur civilët në rajonin e Idlib, pasi aeroplanët e dyshuar rusë ose sirianë goditën qytetin e mbajtur nga kryengritësit në veriperëndim të Sirisë, raporton Reuters.

Erdogan tha mbrëmë se një marrëveshje e arritur me SHBA ishte hapi i duhur drejt krijimit të një zone të sigurisë në veri-lindje të Sirisë, por se zbatimi i saj nuk duhet të vonohet, raporton CNN Turk.

Ndryshe, Erdogan dje diskutoi gjithashtu për Sirinë me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Moskë, me të cilin ra dakord për krijimin e një zone të sigurisë përgjatë kufirit turko-sirian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat