Mendoi se kishte ujë në vesh, mjekët gjejnë merimangën helmuese

Amerika

Mendoi se kishte ujë në vesh, mjekët gjejnë merimangën helmuese

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Susie Torres nga Kansas - SHBA, mendoi se ajo kishte ujë në veshin e saj të majtë.

Ajo shkoi te një mjek, i cili, pasi e ekzaminoi, tha që kishte një insekt në vesh.

Torres nuk u frikësua pasi nuk dinte se çfarë lloj insekti ishte. Ajo as nuk mund të ëndërronte të kishte një nga speciet merimangë më helmuese në veshin e saj – merimangën e murrme, shkruan CNN.

Me ndihmën e disa instrumenteve mjekët larguan merimangën e rrezikshme nga veshi i saj. Pas kontrollit në detaje, mjekët thanë se Torres ka shpëtuar nga kafshimi i merimangës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat