Çifti fiton 21 mijë dollarë pasi u ankuan se në aeroplan nuk kishte mbishkrime në frëngjisht

Amerika

Çifti fiton 21 mijë dollarë pasi u ankuan se në aeroplan nuk kishte mbishkrime në frëngjisht

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 10:14
Ilustrim

Kompania ajrore “Air Canada” është detyruar t’ia paguajë 21 mijë dollarë kanadezë një çifti frëngjisht-folës dhe t’ua dërgojë një letër të kërkim-faljes për shkak të shkeljes së të drejtave gjuhësore në shtetin ku gjuhë zyrtare janë anglishtja dhe frëngjishtja.

Çifti u ankua se në disa shenja në aeroplan mungonte tërësisht gjuha frënge dhe në disa të tjera mbishkrimet në këtë gjuhë ishin të shkruara me shkronja më të vogla se ato të anglishtes.

Një gjykatës vlerësoi se kjo kompani ajrore në këtë rast i ka shkelur ligjet e Kanadasë për dygjuhësi. Në anën tjetër, raportohet se kompania ka premtuar se do t’i zëvendësojë mbishkrimet dhe do ta vendosë gjuhën frënge në secilën prej tyre.

Kompania “Air Canada” është e detyruar ta zbatojë Ligjin për Gjuhë Zyrtare, sipas të cilit gjuha frënge dhe gjuha angleze kanë status të barabartë.

“Shenjëzimi duhet të jetë i njëjtë. Pres që brenda disa muajve të kemi mundësi të fluturojmë me aeroplanët e kësaj kompanie dhe të shohim mbishkrime në të dyja gjuhët zyrtare”, tha Michel Thibodeau, burri që i kishte dorëzuar 22 ankesa kundër kompanisë ajrore.

Kjo nuk është hera e parë që ky çift e akuzojnë të njëjtën kompani, pasi një gjë të tillë e kishin bërë edhe në vitin 2014 për një gabim në udhëzimin për pije, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat