Sulm me armë zjarri, shkon në 7 numri të vdekurve në Teksas

Amerika

Sulm me armë zjarri, shkon në 7 numri të vdekurve në Teksas

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Policia në SHBA tha se numri i të vdekurve si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Teksas ka shkuar në shtatë. Të shtënat, i dyti rast i rrezikshëm brenda gushtit në Teksas, filluan kur policia ndaloi një makinë midis qyteteve të Midland dhe Odessa.

Agresori plagosi së paku 20 vetë, duke përfshirë edhe një vajzë vetëm 17 muajshe. Në një moment, ai braktisi makinën e tij dhe vodhi një automjet postar amerikan. Më vonë policia qëlloi për vdekje personin e armatosur pranë një kinemaje. Zyrtarët thonë se ata besojnë se ai i dyshuari nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin, shkruan BBC.

Motivi se përse agresori ka qëlluar ende nuk bëhet me dije. Të shtënat ndodhën saktësisht katër javë pasi 22 njerëz u vranë nga një person tjetër me armë në qytetin Texan të El Paso. Të dielën, Shefi i Policisë në Odessa Michael Gerke tha se ata që u vranë të shtunën ishin nga 15 deri në 57 vjeç. Ai nuk tha emrin e agresorit. Shefi i policisë tha se agresori ka qëlluar rastësisht dhe synimi i tij ishte i qartë: të sulmonte kalimtarët dhe shoferët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat