Shkatërrim "i paparë" në Bahamas nga uragani Dorian

Amerika

Shkatërrim "i paparë" në Bahamas nga uragani Dorian

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 19:57
Bahamas

Uragani Dorian duket se ka shkaktuar shkatërrim "të paparë" në Bahamas, tha udhëheqësi i vendit.

Uragani i dytë më i fuqishëm që regjistrohet në Atlantik mbetet "jashtëzakonisht i rrezikshëm", tha kryeministri Hubert Minnis.

Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, rreth 13,000 shtëpi mund të jenë dëmtuar ose shkatërruar.

Fotografitë tregojnë rritje të mëdha të nivelit të ujërave, makina të përmbysura dhe pemë të rrëzuara.

Sipas parashikuesve të motit, Dorian është stuhia më e fuqishme që godet ishujt Bahamas dhe më vonë do të lëvizë afër bregut lindor të SHBA-së.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së tha se Dorian ka zbarkuar në Bahamas si stuhi e kategorisë pesë, porse tani është dobësuar në kategorinë katër, me erëra me fuqi rreth 250 kilometra në orë.

Shtetet amerikane: Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat