Shpallen të zhdukur 33 persona që ndodheshin në anijen e fundosur nga flakët

Amerika

Shpallen të zhdukur 33 persona që ndodheshin në anijen e fundosur nga flakët

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 20:02
Ilustrim

Sot në mëngjes 33 persona janë shpallur të zhdukur, pasi anija turistike në të cilën ndodheshin u shkatërrua nga flakët pranë brigjeve të Kalifornisë, njoftoi roja bregdetare kaliforniane.

“Zjarrfikësit luftonin flakët, ndërkohë që anija fundosej, rreth 20 metra larg bregut”, thekson roja bregdetare në një komunikatë.

Gjithsej 38 persona gjendeshin në bord, por vetëm pesë prej tyre, që ishin anëtarët e ekuipazhit, arritën të largohen nga anija duke u shpëtuar nga një anijet tjetër./ATSH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat