Uragani Dorian bie në kategorinë 4, ende është i rrezikshëm

Amerika

Uragani Dorian bie në kategorinë 4, ende është i rrezikshëm

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 20:09
Uragani Dorian

Uragani Dorian, që u arriti sot në Bahamas, ka pësuar një dobësim të lehtë, duke rënë në kategorinë 5, sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare të Uraganeve në Amerikë (NHC), megjithatë vazhdon të përbëjë një kërcënim madhor.

“Dorian është një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm i kategorisë 4 në shkallën Saffir-Simpson”, njoftoi NHC-ja, me qendër në Majemi, duke theksuar se erërat e tij kalojnë 250 kilometra në orë.

“Ndonëse parashikohet një dobësim gradual, Dorian pritet të mbetet një uragan i fuqishëm gjatë dy ditëve të në vijim”, vazhdon institucioni amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat