Pompeo kërkon ripërtëritjen e marrëdhënieve SHBA-BE

Amerika

Pompeo kërkon ripërtëritjen e marrëdhënieve SHBA-BE

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 06:05
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo takoi në fillim të kësaj jave liderët e ardhshëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, me synim që të ripërtërijë marrëdhëniet që ishin bllokuar në disa aspekte, njoftoi sot ambasadori amerikan në BE, Gordon Sondland.

Gjatë një vizite dy ditore që filloi të hënën në mëngjes, Pompeo u takua me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me shefin e ardhshëm të Këshillit Europian, Charles Michel, presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli dhe shefin e ardhshëm të Punëve të Jashtme të bllokut, Josep Borrell.

“Marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian kanë pësuar bllokime të shumta në shumë aspekte, në tregti dhe çështje të tjera, si dha ka rezultuar duke sjellë shumë biseda të tensionuara dhe të pakëndshme”, tha Sondland para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat