Pentagoni zhbllokon 3,6 miliardë euro për murin me Meksikën

Amerika

Pentagoni zhbllokon 3,6 miliardë euro për murin me Meksikën

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Pentagoni njoftoi sot zhbllokimin e 3,6 miliardë dollarëve për financimin e ndërtimit të 280 kilometrave mur në kufirin meksikan, me kërkesë të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Për të zhbllokuar këto fonde, Ministria amerikane e Mbrojtjes ka vendosur të shtyjë 127 projekte për ndërtimin dhe modernizimin e ambienteve ushtarake në SHBA dhe jashtë saj parashikuar në buxhetin 2019”, theksoi për shtypin një zëdhënës i ministrisë, Jonathan Hoffman.

“Ministri i Mbrojtjes, Mark Esper ka vendosur se këto projekte janë të nevojshme për të mbështetur përdorimin e forcave të armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes do të ndërmarrë 11 projekte për ndërtimin ushtarak të barrierës kufitare”, theksoi Hoffman në një konferencë shtypi.

Gjenerali, Andrew Poppas, drejtor i operacioneve në shtabin e përgjithshëm amerikan, theksoi se ndërtimi i këtyre seksioneve të murit kufitar do të mundësojë reduktimin e numrit prej 5 000 ushtarësh amerikanë të vendosur përgjatë kufirit meksikan me kërkesë të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili synon të frenojë një valë imigracioni nga Amerika Latine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat