Bleu stoli luksoze me paratë që shteti kishte për të varfrit, 58 vjet burg Zonjës së Parë

Amerika

Bleu stoli luksoze me paratë që shteti kishte për të varfrit, 58 vjet burg Zonjës së Parë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 00:33
Rosa Elena Bonilla

Një gjykatë në Honduras dënoi me 58 vite burg ish-zonjën e parë Rosa Elena Bonilla.

52-vjeçarja u gjet fajtore për akuzën e shpërdorimit të një shume prej 779,000 dollarësh nga fondet publike dhe donacionet gjatë 4 viteve kur bashkëshorti i saj Porfirio Lobo ishte në pushtet.

Hetuesit thanë se ajo i kishte përdorur paratë, që ishin akorduar nga shteti për të ndihmuar fëmijët e varfër në vend, për të blerë stoli luksoze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat