Uragani “Dorian” arrin në Kanada, shkakton dëme materiale - Bota Sot
Uragani “Dorian” arrin në Kanada, shkakton dëme materiale

Amerika

Uragani “Dorian” arrin në Kanada, shkakton dëme materiale

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 10:04
Kanada

Pas shkaktimit të dhjetëra viktimave dhe dëmeve të mëdha materiale në Ishujt Bahamas dhe Shtetet e Bashkuara, stuhia “Dorian” tashmë ka arritur në Kanada, më saktësisht në provincën Nova Scotia.

Stuhia e fuqishme e goditi qytetin Halifax të shtunën me erëra që arritën shpejtësinë deri në 160 kilometra në orë. Kjo erë i nxori me rrënjë dhe i la pa energji elektrike më shumë se 450 mijë shtëpi.

Ministri kanadez për siguri publike, Ralph Goodale, tha se autoritetet do ta angazhojnë ushtrinë për të marrë pjesë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Prishja e motit në Kanada erdhi pasi e njëjta stuhi i goditi Ishujt Bahamas, ku e humbën jetën 43 persona. Sidoqoftë, numri i viktimave mund të rritet.

Zyrtarët kanadezë thanë se stuhia ka sjellë dhjetë centimetra shi dhe se kjo sasi mund të dyfishohet deri në mëngjesin e së dielës.

Autoritetet i kanë këshilluar banorët e zonave të prekura që të zhvendosen përkohësisht nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga stuhia.

Javën e kaluar, uragania “Dorian” i goditi Ishujt Bahamas si stuhi e nivelit të pestë me erëra që arritën shpejtësinë deri në 295 kilometra në orë, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...