OKB: Më 2018 janë vrarë më së shumti fëmijë në zonat e konfliktit - Bota Sot
OKB: Më 2018 janë vrarë më së shumti fëmijë në zonat e konfliktit

Amerika

OKB: Më 2018 janë vrarë më së shumti fëmijë në zonat e konfliktit

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 08:16
Ilustrim

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, ka lënë 3,758 çanta shkollore afër ndërtesës së saj në Nju Jork, për t’i rikujtuar publikut se sa fëmijë kanë vdekur në “zonat e konfliktit” çdo vit.

Në raportin e fundit për fëmijë, UNICEF ka thënë që më shumë se 12,000 fëmijë janë vrarë apo gjymtuar në zonat e konfliktit vitin e kaluar, duke shënuar kështu numrin më të madh të të vdekurve prej kur OKB-ja ka nisur të analizojë të dhënat.

“Çantat e UNICEF-it kanë qenë gjithmonë simbol i shpresës dhe mundësisë për fëmijëri”, ka thënë shefja ekzekutive e organizatës për fëmijë, Henrietta Fore.

“Në vetëm dy javë, liderët që do të takohen në Asamblenë e Përgjithshme në OKB, do të festojnë 30-vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve”.

Ajo ka thënë se ky projekt, që do të prezantohet nga 10 shtatori, “duhet t’iu rikujtojë atyre rreziqet”.

Sipas të dhënave të agjencisë ndërkombëtare, një në katër fëmijë jeton në shtetet e prekura nga konflikti apo katastrofat tjera.

“Më 2018, rreth 31 milionë fëmijë janë detyruar të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit, duke përfshirë 13 milionë refugjatë dhe më shumë se 17 milionë brenda shtetit të tyre”, ka raportuar OKB-ja.

Në Ukrainë, ku konflikti i armatosur ka hyrë në vitin e gjashtë në mes të forcave të përkrahura nga Rusia dhe ushtarëve ukrainas, besohet se janë “500,000 fëmijë që kanë nevojë urgjente për mbrojtje dhe ndihmë humanitare”.

OKB-ja ka thënë se fëmijët janë duke paguar çmimin më të lartë të dhunës në konfliktet e vazhdueshme në Afganistan, Somali, Sudanin Jugor, Siri, Jemen dhe vende tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...