Bahamas mbron masat që ka ndërmarrë ndaj Uraganit Dorian - Bota Sot
Bahamas mbron masat që ka ndërmarrë ndaj Uraganit Dorian

Amerika

Bahamas mbron masat që ka ndërmarrë ndaj Uraganit Dorian

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 09:44
Pamje nga shkatërrimi që ka lënë mbrapa uragani Dorian në Bahamas.

Zyrtarët e Ishujve Bahamas kanë mbrojtur masat që kanë ndërmarrë ndaj Uraganit Dorian, pas shkatërrimit që ka lënë pas stuhia javën e kaluar, duke vrarë të paktën 43 persona.

Banorët e Ishujve Abako kanë akuzuar qeverinë për dështim të ofrimit të ndihmës dhe mashtrime.

Mirëpo zyrtarët kanë mohuar se është bërë ndonjë manipulim me numrin e të vdekurve. Numri i viktimave mund të rritet në qindra, meqë ende ka shumë njerëz që janë zhdukur.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 70,000 persona kanë nevojë për ushqim dhe strehim.

Uragani Dorian ka përfshirë veriun e Bahamasit, teksa stuhia ka qenë në kategorinë e pestë me erëra deri në 300 kilometra në orë.

Mijëra banorë të Abakos, që është dëmtuar më së rëndi nga stuhia, janë dërguar në kryeqytetin Nasau, pasi aty zyrtarët kanë thënë se mund t’i strehojnë këta persona nëpër tenda.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka thënë se është duke punuar me qeverinë në Bahamas për të ofruar ndihmë në strehim, kujdes shëndetësor, ushqim dhe ujë.

Uragani Dorian tani është shndërruar në ciklon post-tropikal. Të shtunën ai ka përfshirë provincën kanadeze, Skocia e Re, duke lënë pa energji elektrike më shumë se 450,000 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...