SHBA sanksione Turqisë, bleu armë ruse

Amerika

SHBA sanksione Turqisë, bleu armë ruse

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 18:23
Ilustrim

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha të hënën se administrata Trump po shqyrton vendosjen e sanksioneve lidhur me blerjen nga Turqia, të një sistemi rus të mbrojtjes nga raketat, por shtoi se ende nuk është marrë një vendim.

Zoti Mnuchin i bëri komentet për gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë kur u pyet nëse Departamenti i tij po shqyrton sanksione të tilla.

Ankaraja dhe Uashingtoni kanë patur mosmarrëveshje pas blerjes nga Turqia të sistemit rus S-400, për të cilin Shtetet e Bashkuara thonë se nuk është në përputhje me sistemet e mbrojtjes të NATO-s dhe paraqet kërcënim për avionin luftarak F-35 të firmës amerikane Lockheed Martin.

Rusia i dorëzoi Turqisë një bateri të dytë raketash S-400 muajin e kaluar, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, që citonte presidentin rus Vladimir Putin. Ankaraja e mori dërgesën e parë në korrik.

Uashingtoni e kishte paralajmëruar më parë Turqinë se do të përballej me sanksione dhe e largoi Ankaranë nga programi i avionëve F-35.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat