Trump: Jo kriminelëve nga Bahamasi - Bota Sot
Trump: Jo kriminelëve nga Bahamasi

Amerika

Trump: Jo kriminelëve nga Bahamasi

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 12:57
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump tha dje se të evakuarit nga Bahamas, që kërkojnë strehim në SHBA pas uraganit Dorian, kanë nevojë për dokumentacionin e duhur për të hyrë në vend, në kundërshtim me atë që tha kreu i tij i Doganave dhe Patrullës Kufitare, sipas të cilit po shqyrtohen njerëz pa dokumentacionin e duhur.

Kjo mospërputhje në deklarata nxiti konfuzion kur një grup refugjatësh nga Bahamas u pengua të hipte në tragetin për në Fort Lauderdale.

Ligjvënësit republikanë dhe demokratë kërkuan nga Shtëpia e Bardhë që të sqarojë politikën e saj, ndërkohë që dhjetëra mijëra anije e avionë janë nisur drejt Floridës.

“Të gjithë duhet të kenë dokumentacionin e duhur. Bahamas ka disa probleme të jashtëzakonshme me njerëz që kanë shkuar dhe që nuk duhej të ishin atje. Unë nuk dua të lejoj njerëzit të tillë të hyjnë në SHBA, përfshirë këtu ca njerëz vërtet të këqij, anëtarë bandash e tregtarë akoma edhe më shumë të këqij droge “, theksoi Trump.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...