Babai lajmëron të birin në polici - planifikonte të kryente masakër në SHBA

Amerika

Babai lajmëron të birin në polici - planifikonte të kryente masakër në SHBA

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Një e shtënë e re masive në SHBA dështoi javën e kaluar pasi një baba i shqetësuar në Teksas njoftoi policinë për të birin, njoftojnë mediat amerikane.

Policia e qytetit Fort Worth ka përgjuar me sukses një 27-vjeçar, i cili po përpiqej të merrte një armë zjarri, raporton ABC News.

Incidenti ka ndodhur në 3 shtator, dhe policia lëshoi detaje të ngjarje të hënën. Masakra e re u shmang vetëm një muaj pasi 22 njerëz u vranë në të shtënat në 965 km në El Paso.

Buddy Calzada nga Departamenti i Policisë Fort Worth tha se bëhej fjalë për një person të njohur më herët nga policia. Ata nuk zbuluan emrin e tij për arsye sigurie, transmeton KosovaPress.

"Ne kishim informacione se ai po kursente para në mënyrë që të mund të blinte një armë," tha ai, duke shtuar se policia kishte njoftuar pronarët e dyqaneve të armëve paraprakisht për gjendjen e tij mendore.

Policia hyri në kërkim dhe e gjeti duke provuar të blinte një armë në rrugë në pjesën perëndimore të qytetit për 600 deri në 700 dollarë.

"Ai na tha se kishte një qëllim serioz për të vrarë sa më shumë njerëz që të mundte", konfirmoi policia.

Ai u transportua në një spital psikiatrik lokal pas arrestimit të tij dhe nuk do të gjykohet.

Calzada tha se ai beson se babai i djaloshit të sëmurë mendor ka shpëtuar shumë jetë.

"Ishte një veprim shumë i guximshëm. E di që është e vështirë pasi unë jam baba vetë. Është një problem i madh të disiplinoj fëmijët e mi, e lëre më të kërkoj nga të tjerët ta bëjnë atë," shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat