Shtetet e Bashkuara dhe Brazili arrijnë marrëveshje për zhvillimin e Amazonës - Bota Sot
Shtetet e Bashkuara dhe Brazili arrijnë marrëveshje për zhvillimin e Amazonës

Amerika

Shtetet e Bashkuara dhe Brazili arrijnë marrëveshje për zhvillimin e Amazonës

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 11:27
Amazonë

Shtetet e Bashkuara dhe Brazili janë pajtuar që ta promovojnë zhvillimin e sektorit privat në Amazonë, gjatë një takimi në Uashington të premten.

Këto shtete u zotuan se do t’i dhurojnë 100 milionë dollarë për fondin e mbrojtjes së biodiversitetit në Amazonë, i cili do të udhëhiqet nga sektori privat.

Ministri i jashtëm i Brazilit tha se hapja e pyjeve për zhvillim ekonomik është mënyra e vetme për t’i mbrojtur ato. Ai gjithashtu i kundërshtoi kritikat për Brazilin lidhur me luftimin e zjarreve në pyjet e Amazonës.

Të premten, Finlanda kërkoi nga shtetet e BE-së ta shqyrtojnë ndërprerjen e importimit të mishit dhe bizeleve nga Brazili në mënyrë që t’i bëhet presion këtij shteti për t’i luftuar më shumë zjarret.

Ekspertët besojnë se shumica e zjarreve në Brazil gjatë këtij viti janë shkaktuar me qëllim nga fermerët dhe druvarët, të cilët po synojnë t’i zgjerojnë sipërfaqet për të mbjella dhe kullosa.

Më shumë se 80 mijë zjarre janë regjistruar në rajonin e Amazonës vetëm këtë vit, shkruan “BBC“.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...