Pesha, ora dhe data e lindjes së “bebes mrekulli” përkon me ngjarjen historike

Amerika

Pesha, ora dhe data e lindjes së “bebes mrekulli” përkon me ngjarjen historike

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 13:10
Christina Brown

Një nënë amerikane e ka përshkruar vajzën e saj si një mrekulli, pasi vogëlushja erdhi në jetë në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, pra në 11 i 9-ti, në orën 9 e 11-të dhe peshonte 9 libra e 11 ounces, sipas njësisë matëse të peshës së përdorur në ShBA, apo mbi katër kilogramë.

Vajza e quajtur Christina Brown lindi në spitalin Methodist LeBonheur në Tennessee. E ëma, Catherine e përshkroi si një “jetë të re në mes të shkatërrimit”.

Christina lindi me ndërhyrje cezariane dhe stafi mjekësor mbeti dhe vetë pa fjalë kur pa orën e regjistruar dhe peshën e saj.

“U habitën të gjithë ishte vërtet entuziasmuese, sidomos kur mund të gjesh pak gëzim si ky, në një ditë që sjell ndërmend një tragjedi të tillë”, tha babai i vogëlushes.

Drejtuesit e spitalit rrëfyen se një rastësi e tillë është thuajse e pamundur.

“Kam 35 vite punë”, deklaroi shefja e pavijonit ku u lind vajza, “por nuk kam parë kurrë që të përkojnë në mënyrë të tillë data e lindjes, ora dhe pesha e një fëmije”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat