CIA tregon se si u përdorën gjatë Luftës së Ftohtë pëllumbat spiunë - Bota Sot
CIA tregon se si u përdorën gjatë Luftës së Ftohtë pëllumbat spiunë

Amerika

CIA tregon se si u përdorën gjatë Luftës së Ftohtë pëllumbat spiunë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

CIA ka zbuluar detaje të misioneve sekrete që janë kryer nga pëllumbat spiunë gjatë Luftës së Ftohtë.

Dosjet zbuluan se si pëllumbat u trajnuan për misione klandestine që fotografonin lokacione të ndjeshme brenda Bashkimit Sovjetik.

CIA, gjithashtu, ka treguar se edhe korbat u përdorën për të hedhur pajisje përgjuese pranë dritareve dhe se delfinët ishin trajnuar për misione nënujore.

Amerikanët besonin se këto krijesa mund të përmbushnin detyra unike për operacionet klandestine të emergjencës.

Brenda selisë së CIA-s, në Langley të Virginias, është një muze dhe aty ndodhet edhe një fotografi e një pëllumbi dhe një aparat fotografik i lidhur me të.

Operacioni i viteve 1970 u kodua me emrin Tacana dhe eksploroi përdorimin e pëllumbave me kamera të vogla.

CIA përfitoi nga fakti që pëllumbi zotëron një aftësi të mahnitshme që mund të konsiderohet edhe superfuqi.

Ata mund të lëshohen diku ku nuk kanë qenë kurrë më parë dhe prapë e gjejnë rrugën e tyre për në shtëpi.

Përndryshe, përdorimi i pëllumbave për komunikime daton mijëra vjet.

CIA, gjithashtu, analizoi nëse zogjtë migrues mund të përdoren për të vendosur sensorë për të zbuluar nëse Bashkimi Sovjetik kishte testuar armë kimike.

Ndërsa, ekspertët zbuluan se cilësia e fotografive ishte më e lartë se ajo e siguruar nga satelitët spiunë që vepronin në atë kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...