Një anëtar i shërbimit amerikan u vra në aksion në Afganistan - Bota Sot
Një anëtar i shërbimit amerikan u vra në aksion në Afganistan

Amerika

Një anëtar i shërbimit amerikan u vra në aksion në Afganistan

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 21:53
Abdullah Abdullah

Një anëtar i shërbimit amerikan u vra në aksion në Afganistan të hënën, tha NATO, pa dhënë detaje të tjera, shkruan AP.

Javën e kaluar, Presidenti Donald Trump tërhoqi papritmas bisedimet me Talibanët për t'i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës, duke përmendur vrasjen e një anëtari të shërbimit amerikan në një sulm talebanëve ditë më parë.

Vdekjae tij të hënën ishte vdekja e 17-të luftarake e SHBA në Afganistan këtë vit, sipas llogaritjes së Pentagonit. Po ashtu, ka pasur tre vdekje jo luftarake këtë vit. Më shumë se 2,400 amerikanë kanë vdekur në luftën gati 18-vjeçare.

Në të gjithë Afganistanin, sulmet militante dhe më shumë dhunë vranë të paktën shtatë vetë ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet presidenciale më vonë këtë muaj, thanë zyrtarët afganë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...