Një në 16 vajza humbin virgjërinë nga përdhunimi

Amerika

Një në 16 vajza humbin virgjërinë nga përdhunimi

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 17:43
Ilustrim

Një studim i ri ka zbuluar të dhëna të tmerrshme rreth femrave në Shtetet e Bashkuara.

"Një në 16 femra e humbin virgjërinë me përdhunuesit", thotë studimi. Bazuar në popullsinë amerikane, më shumë se tre milionë vajza janë detyruar që të kryejnë marrëdhënien e parë seksuale.

Sipas deklaratave të tyre, përdhunuesit janë njerëz të cilët i njohin mirë. Shpesh herë, ata zgjedhin vajza të vogla që nuk kanë patur asnjë eksperiencë seksuale.

Rreth 6.5 % thanë se marrëdhënia e parë përfshinte dhunë ose forcë.

Studimi u krye në Cambridge Health Alliance dhe Universitetin e Harvardit me 13.310 femra amerikane që i përkasin grupmoshave 18-44 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat