Babai akuzohet se vrau gruan dhe 4 fëmijët, i fshehu trupat e vdekur për disa javë!

Amerika

Babai akuzohet se vrau gruan dhe 4 fëmijët, i fshehu trupat e vdekur për disa javë!

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 22:32
Michael Jones Jr me 4 fëmijët

Një burrë nga Florida është akuzuar për vrasjen e gruas së tij dhe katër fëmijëve të tyre të vegjël – të cilët kishin humbur gjashtë javë më parë.

Michael Jones Jr, 38 vjeç, u arrestua në Brantley County, Georgia, të dielën pasi u rrëzua furgoni i tij. Pas kësaj u zbulua se ai fshehu trupat e vdekur gjatë gjithë kësaj kohe, dhe kështu udhëtoi për të hedhur eshtrat e tyre, shkruan Daily Mail.

Raportohet se erë e keqe vinte në furgonin e Jones, pasi ai mbau shumë gjatë trupat e vdekur aty.

Image

Bazuar në deklaratat e Michael për policinë, autoritetet gjetën kufomat e katër fëmijëve të tyre në pyll në rrethin Charlton County vetëm disa orë më vonë. Akuza nuk janë ngritur ende kundër Jones për vdekjen e Aiyana, 1 vjeç, Mercalli Jones 2; Preston 5 dhe Cameron Boëers 10. Ndërkohë që për rastin në fjalë hetimet janë duke vazhduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat