Trump: Kam shumë alternativa përgjigjeje për Iranin

Amerika

Trump: Kam shumë alternativa përgjigjeje për Iranin

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 23:55

Donald Trump u shpreh sot se ka shumë alternativa për t’iu përgjigjur Iranit, pas sulmeve të së shtunës mbi rafineritë saudite të naftës në Teheran.

“Ka shumë mundësi, ekziston alternativa e fundit, por edhe alternativa shumë më të ulëta se kaq”, tha për gazetarët presidenti amerikan, duke aluduar për një përgjigje të mundshme ushtarake ndaj Iranit.

Trump theksoi gjithashtu se hollësitë e sanksioneve të reja kundër regjimit islamik do të sqarohen brenda 48 orëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat