Adoleshentja bleu armë, synonte të vriste 400 nxënës - Bota Sot
Adoleshentja bleu armë, synonte të vriste 400 nxënës

Amerika

Adoleshentja bleu armë, synonte të vriste 400 nxënës

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 09:31
Alexis Wilson

Një 18-vjeçare nga Oklahoma është arrestuar, pasi kishte kërcënuar se do të gjuante me armë shkollën “McAlester” ku kishte kryer arsimin parauniversitar dhe e gjitha për kënaqësi.

Alexis Wilson u arrestua mëngjesin e së hënës (16 shtator). Ajo i kishte treguar një shoqeje të saj se së fundmi kishte blerë një pushkë të tipit AR-15, me të cilën kishte synim të qëllonte rreth 400 nxënës të shkollës.

Pasi oficerët e policisë shkuan tek shtëpia e saj për ta arrestuar, ajo u tregoi se kishte blerë gjithashtu një AK-47 dhe ia kishte treguar koleges dhe e kishte sugjeruar që të mos kishte frikë nga armët.

Kur u mor në pyetje, 18-vjeçarja e mohoi t’ i kishte treguar koleges së saj video të sajat duke hapur zjarr, por e pranoi se i kishte treguar foto.

Wilson dyshohet ishte pezulluar dy herë gjatë kohës që studionte në Shkollën e Mesme McAlester. Në njërën nga herët ajo ishte pezulluar sepse ishte paraqitur në shkollë me thikë.

Thuhet se Wilson kishte tentuar të ri-regjistrohej në shkollë, por nuk ishte pranuar nga shkolla.

Një zyrtar i Shkollës Publike McAlester, Randy Hughes tha: Ajo kishte disa probleme, por unë nuk isha i vetëdijshëm se do të tërhiqte vëmendjen si një potencial për të bërë diçka të tillë. Më ka pikëlluar gjendja ku gjendemi në shoqërinë tonë. Unë i jam mirënjohës ndaj Zotit që na pa. I jam mirënjohës departamentit tonë të policisë që veproi me shpejtësi. Ne nuk duam që asnjë nga fëmijët tanë të lëndohet.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...