Qeni hero, mbytet duke e shpëtuar një familje nga zjarri

Amerika

Qeni hero, mbytet duke e shpëtuar një familje nga zjarri

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 18:28
Zippy

Një familje në Florida është në zi për qenin që i shpëtoi ata nga një ndërtesë e djegur, e i cili duke u munduar t’i shpëtojë u mbyt.

Qeni i quajtur Zippy, i alarmoi të tjerët duke lehur për shtëpinë që ishte duke u djegur, mirëpo edhe pse familja që ishte në atë shtëpi ishte me fat, kjo i mungoi qenit i cili u mbyt.

Sipas një raporti të CNN , zjarrfikësit mbërritën në shtëpinë në Bradenton rreth orës 02:00 ku panë se pjesa më e madhe e shtëpisë ishte shkatërruar.

Siç shpjegoi Departamenti i Zjarrit të Qytetit të Bradentonit në një postim në Facebook, “Familja e katër personave shpëtuan të padëmtuar, falë qenit të familjes që i paralajmëroi ata për zjarr. Për fat të keq, qeni më vonë u gjet i vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat