Trumpi fotografohet me para në xhep, thotë se i mban për bakshish

Amerika

Trumpi fotografohet me para në xhep, thotë se i mban për bakshish

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 13:56
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha të mërkurën gazetarëve se ai nuk mban një portofol dhe ” se ka kohë të gjatë që nuk mban kartë krediti” dhe në vend të kësaj mban para të gatshme në xhepin e pasëm.

Fotoreporteri me qendër në Uashington, Tom Brenner, kapi një foto të Trumpit, ndërsa ai hipi në Air Force One në California të martën.

Era shpërtheu xhaketën e kostumit të Trumpit, ndërsa po ngjitej në shkallët e avionit, duke zbuluar atë që dukej se ishte një sasi prej 20- dollarësh në xhepin e pasmë.

Në një deklartë shtypi të mërkurën, reporterët kureshtarë e pyetën presidentin pse i mbante paratë e tij në një vend kaq të pasigurt.

“A mbani para në xhep?”, pyeti një reporter.

Image

 

“Unë e bëj! Unë e bëj!”, u përgjigj ai, duke nxjerrë një “grumbull të madh parash” nga xhepi pasmë i pantallonave.

Trumpi shpjegoi se ai nuk i kishte përdorur paratë “për një kohë të gjatë”, por i pëlqente të mbante “diçka të vogël” si bakshish për stafin e hotelit.

“Më pëlqen të lë bakshish për hotelin”, tha ai. “Më pëlqen të mbaj diçka të vogël. Më pëlqen të jap bakshish për hotelin. Unë po ju them, mbase presidenti nuk supozohet ta bëjë atë, por më pëlqen të lë një bakshish për hotelin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat