Përplaset autobusi, 4 të vdekur 5 të tjerë të lënduar rëndë

Amerika

Përplaset autobusi, 4 të vdekur 5 të tjerë të lënduar rëndë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 08:55
Pamje nga aksidenti

Një autobus që transportonte turistë kinezë është aksidentuar në shtetin amerikan të Utah, ku mbetën të vdekur katër persona dhe 5 të tjerë të lënduar rëndë.

Automjeti ishte afër Parkut Kombëtar “Bryce Canyon” kur ai devijoi rrugën dhe goditi një mbrojtëse të rrugës.

Nga 31 personat që ishin në autobus, katër humbën jetën dhe pjesa tjetër u dërguan në spital me lëndime të lehta por edhe të tjerë që ende janë në rrezik për jetën.

Autoritetet po hetojnë shkakun e përplasjes. Policia ka thënë që ata kishin marrë thirrje në lidhje me aksidentin rreth orës 11:32 me kohën lokale të premten.

Parku “Bryce Canyon” është i njohur për peizazhin dallues të rruzujve të ngushtë me shkëmbinj të kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat