Trump reagon ndaj nisjes së procedurave për shkarkimin e tij

Amerika

Trump reagon ndaj nisjes së procedurave për shkarkimin e tij

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 06:04
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar menjëherë pasi Demokratët kanë bërë të ditur se do të hapin një “hetim zyrtar të fajësisë” ndaj tij, për pretendimet se ai kërkoi ndihmë politike nga Ukraina.

Siç është raportuar, ka qenë Nancy Pelosi ajo që ka deklaruar një veprim të tillë, duke thënë se “Presidenti duhet të mbahet përgjegjës. Askush nuk është mbi ligjin”.

Përmes një reagimi në Twitte,Trump ka thënë: “Një ditë e tillë e rëndësishme në Kombet e Bashkuara, kaq shumë punë dhe kaq shumë sukses, dhe demokratët me qëllim duhej ta prishnin këtë… Sa keq për vendin tonë!”.

Ndryshe presidenti Trump ndodhet në Nju Jork për takime me krerët botërorë në Kombet e Bashkuara.

Siç shkruan BBC, vendimi i kryedemokrates Nancy Pelosi pason kërkesat në rritje nga partia e saj.

Ish-nënpresidenti i SHBA, Joe Biden, aktualisht kandidat për president, i bëri thirrje Presidentit Trump që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet e Kongresit mbi telefonatën që ka patur me presidentin ukrainas në të cilën thuhet se i ka bërë presion bashkëbiseduesit për të hetuar djalin e tij, Hunter. Përndryshe, shtoi zoti Biden, ai rrezikon të largohet nga posti.

Ndryshe, Trump ka mohuar pasaktësinë, por ka pranuar se ka diskutuar rreth rivalit politik Joe Biden me presidentin ukrainas.

Siç shkruan tutje BBC, asnjë president amerikan nuk është hequr ndonjëherë nga detyra nga “hetimi zyrtar i fajësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat