Shtëpia e Bardhë kufizon qasjen në telefonatat e Trumpit me Putinin

Amerika

Shtëpia e Bardhë kufizon qasjen në telefonatat e Trumpit me Putinin

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 12:04
Donald Trump

Sipas disa burimeve të afërta me çështjen e bisedave telefonike të presidentit amerikan me liderët botërorë, Shtëpia e Bardhë është përpjekur ta kufizojë qasjen në bisedat telefonike të Trumpit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe princin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Në rastin e bisedës telefonike me princin saudit, zyrtart që zakonisht kanë qasje në këto materiale nuk kishin mundësi ta shihnin transkriptimin e kësaj bisede. Disa zyrtarë thanë se një veprim i tillë është shumë i pazakonshëm, sepse bisedat e profilit të lartë kryesisht publikohen.

Kjo bisedë ishte realizuar në kohën kur Shtëpia e Bardhë përballej me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, për të cilin inteligjenca amerikane kishte vlerësuar se është vrarë nga qeveria e Arabisë Saudite.

Nuk është e qartë nëse ndihmësit i kishin vendosur bisedat me Trumpin dhe Salmanin në të njëjtin sistem të sigurisë së lartë, ku ishte vendosur biseda mes presidentit amerikan dhe homologut të tij ukrainas.

Shtëpia e Bardhë pranoi të premten se zyrtarët e kanë vendosur transkriptimin e bisedës mes Trump-it dhe Zelenskiy-t në një sistem të klasifikuar, ku vendosen të dhënat me ndjeshmëri të lartë, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat