Punonjësi vjedh çantën me 250.000 dollarë në aeroport

Amerika

Punonjësi vjedh çantën me 250.000 dollarë në aeroport

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 09:22
Ilustrim

Një i dyshuar i dytë është arrestuar në lidhje me vjedhjen e 250.000 dollarëve nga Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy.

Quincy Thorpe, një punonjës i Delta Ground Service, u arrestua më parë pasi u pa duke vjedhur çantën e parave në vend që ta skanonte dhe ta vendoste në aeroplanin Delta.

Shoku i tij Emmanuel Asuquo Okon, 33 vjeç, u takua me Thorpe  në një vend të largët të aeroportit JFK, pas një avioni të parkuar dhe mori çantën me para.

Okon mori paratë dhe u lartua me një automjet. Zyrtarët pas verifikimeve kontrolluan automjetin dhe gjetën një zarf të Delta Air Waybill dhe çantën e humbur të parave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat