I hedh në fyt ujë të nxehtë për t’i larguar djallin, babai vret 6-vjeçarin gjatë ekzorcizmit - Bota Sot
I hedh në fyt ujë të nxehtë për t’i larguar djallin, babai vret 6-vjeçarin gjatë ekzorcizmit

Amerika

I hedh në fyt ujë të nxehtë për t’i larguar djallin, babai vret 6-vjeçarin gjatë ekzorcizmit

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 16:47
Foto

Një baba në Arizona është akuzuar për vrasjen e djalit të tij 6-vjeçar në përpjekje për ti bërë ritualin e ekzorcizmit.

Pablo Martinez, i cili jeton në Tucson, pranoi para hetuesve se i hodhi ujë të nxehtë në fyt nga rubineti i banjës, para se ta mbante nën ujë për 5 deri në 10 minuta.

31-vjeçari tha se kishte një reagim të anormal gjatë larjes dhe po shpresonte që uji i nxehtë ta çlironte nga djalli.

Bashkëshortja e tij Romelia Martinez dhe nëna adoptuese e fëmijës i tha të ndalonte kur dëgjoi zhurmat nga banja.

Ajo u përpoq të hynte në banje por dera ishte e mbyllur. Më pas Martinez i bërtiti Romelias duke i thënë që duhej ta ndërmerrte këtë veprim.

Gruaja telefonoi policinë ndërsa bashkëshorti po i bënte frymëmarrje artificiale dhe i hidhte ujë të ftohtë fëmijës, por ishte shumë vonë.

Djali u gjet i zhveshur në një jastëk dhe nuk merrte frymë kur autoritetet mbërritën.

6-vjeçari u dërgua në spital me 15% djegie në trup kryesisht në kokë, bërryla dhe parakrah.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...