Bernie Sanders operohet në zemër

Amerika

Bernie Sanders operohet në zemër

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 17:11
Bernie Sanders

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bernie Sanders, ka ndërprerë fushatën e tij, pas një problemi serioz shëndetësor.

Sanders është dërguar në spital si pas bllokimit të një arterie në zemër, dhe si pasojë i janë vendosur dy stenta, shkruan BBC.

Ai është dërguar në spital, pasi kishte përjetuar disa dhimbje dhimbje në gjoks gjatë fushatës në Las Vegas, Nevada, gjatë të martës.

Këshilltari i Lartë i Sanders ka thënë se janë anuluar të gjitha ngjarjet e planifikuara deri në njoftim të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat