Kryente marrëdhënie me shokët e së bijës, nëna pedofile pranon krimin

Amerika

Kryente marrëdhënie me shokët e së bijës, nëna pedofile pranon krimin

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 13:53
Coral Lytle

Një nënë pedofile përballet me disa vite burg pasi ajo pranoi se kishte marrëdhënie seksuale të plotë me të dashurin e mitur të vajzës.

42-vjeçarja Coral Lytle, nga Vaslia e Kalifornisë, ka pranuar akzuat për 21 shkelje, që nisin nga marrëdhëniet me djem nën moshë, seks oral dhe shfaqje pornografike ndaj të miturve.

Lytle kishte nisur të ngacmonte seksualisht një prej djemve që në shtator të vitit 2017, i cili në atë kohë ishte 15 vjeç. Një muaj më vonë, në tetor 2017, e kishte kthyer vëmendjen te një djalë 14-vjeçar. Të dy djemtë ishin shokë shkolle të vajzës së saj.

Ajo i takonte nëpër parkime ose i merrte nga shtëpitë e tyre dhe i çonte me makinë te shtëpia e saj, për të kryer marrëdhënie seksuale. Një herë, njëri prej djemve kishte dalë fshehurazi nga shtëpia dhe jashtë e priste Lytle.

Krimet e Lytle u ekspozuan pasi prindërit e një djali panë fotot lakuriq që ajo i dërgoi djalit të tyre dhe kontaktuan policinë.

Raportet paraprake sugjerojnë që ajo mund të marrë më pak se katër vjet burg kur të dënohet në 4 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat