Katër të pastrehë rrihen për vdekje ndërsa po flinin gjumë - Bota Sot
Katër të pastrehë rrihen për vdekje ndërsa po flinin gjumë

Amerika

Katër të pastrehë rrihen për vdekje ndërsa po flinin gjumë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Katër burra të pastrehë janë rrahur për vdekje në New York brenda një nate. Ndërsa 5 të tjerë janë plagosur rëndë, raporton policia.

Vrasësi i dyshuar është ndaluar nga policia gjatë një sulmi e sipër në Chinatown. Gjithashtu u sekuestrua arma e dyshuar e krimit, një objekt i gjatë metalik.

Të gjitha viktimat vdiqën nga goditje në kokë dhe raportohet se po flinin gjumë kur u sulmuan.

Ngjarja ndodhi në tre lokacione të ndryshme në Manhattan.

I dyshuari, një 24 vjeçar është në paraburgim.

Policia po heton motivet e ngjarjes ndërsa viktimat nuk janë identifikuar ende.

Ngjarjet ndodhën gjatë natës.

Një prej të mbijetuarve u sulmua i dyti dheu gjet në një distancë të vogël i viktima e parë. Ai u dërgua në spitalin Downtown në gjendje kritike për jetën. Tre të tjerë u branë në një rrugë më larg.

Vetë i dyshuari ishte i pastrehë, raportoi policia.

Ai sulmoi burrat pa dallim race apo moshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...