Ekuador: Shefi i taksive arrestohet për pengim të transportit publik - Bota Sot
Ekuador: Shefi i taksive arrestohet për pengim të transportit publik

Amerika

Ekuador: Shefi i taksive arrestohet për pengim të transportit publik

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:24
Foto

Disa drejtues të sindikatave të transportit dhe një shofer taksie janë arrestuar në Ekuador, pasi kanë hyrë në grevë të përgjithshme, e cila ka paralizuar vendin.

Transportuesit kanë bllokuar vendin e Amerikës së Jugut për shkak të çmimeve të karburantit.

Autoritetet e Ekuadorit po transportojnë civilë me automjete ushtarake.

Presidenti Lenin Moreno, i cili shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të grevës, u zotua të mos mbështesë vendimin për heqjen e subvencioneve të karburantit, i cili dyfishoi çmimet e naftës gjatë natës dhe rriti ndjeshëm çmimet e benzinës.

Ai tha mbrëmë se subvencionet ishin të dëmshme për ekonominë, pasi ato kushtuan miliarda gjatë shumë viteve.

Rrugët e kryeqytetit, Kito, janë të mbushura me njerëz që mund të ecin vetëm  këmbë për shkak të grevës.

Qeveria tha se rreth 350 persona u arrestuan për bllokimin e trafikut, pengimin e transportit publik dhe sulm ndaj policisë.

Qeveria tha se kreu i taksistëve shtetëror Jorge Calderon u arrestua për paralizimin e transportit publik, si dhe dy zyrtarë rajonalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...