Demokratët: Shtëpia e Bardhë t'i dorëzojë dokumentet e hetimit për shkarkimin e Trump

Amerika

Demokratët: Shtëpia e Bardhë t'i dorëzojë dokumentet e hetimit për shkarkimin e Trump

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 20:57
Donald Trump, Mike Pence

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së kanë dërguar një ftesë detyruese në Shtëpinë e Bardhë për të dorëzuar të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë në lidhje me hetimin për tërheqjen e presidentit Donald Trump.

Ata së pari i bënë thirrje Shtëpisë së Bardhë ta bënte këtë deri të premten, por pasi afati nuk u përmbush, administratës iu dërgua një ftesë detyruese.

Kryetarët e komiteteve që udhëheqin hetimin, thanë se një thirrje detyruese ishte e nevojshme pasi "Shtëpia e Bardhë refuzoi të përgjigjet në disa thirrje për të paraqitur dokumente në baza vullnetare."

Demokratët në Kongres dërguan gjithashtu një kërkesë për të dorëzuar dokumentet e kontakteve të zëvendës presidentit Mike Pence me Ukrainën, duke deklaruar se bashkëpunëtori i ngushtë i Pence ka dëgjuar bisedën telefonike midis Trump dhe presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili është në qendër të hetimit për tërheqje.

Gjatë një bisede telefonike më 25 korrik, Trump i kërkoi Zelensky të hetojë Joseph Biden, rivalin e tij të mundshëm kryesor në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Demokratët në Kongres po përpiqen të dëshmojnë se Trump ka bërë presion ndaj Kievit zyrtar për të denigruar Biden, i cili konsiderohet si kundërshtari më i mirë i Trumpit në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat