Kombet e Bashkuara: Dhuna duhet të ndalet në Irak

Amerika

Kombet e Bashkuara: Dhuna duhet të ndalet në Irak

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 23:17
Foto

Zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara në Irak denoncoi dhunën gjatë protestave që kanë kanë lënë të vdekur afro 100 njerëz në të gjithë vendin dhe plagosur mijëra të tjerë, duke thënë se “duhet të ndalet”.

“Pesë ditë raportime për vdekje dhe plagosje; kjo duhet të ndalojë”, tha Jeanine Hennis-Plasschaert, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Irak, në një postim në Twitter.

“Ata që janë përgjegjës për dhunën duhet të mbajnë përgjegjësi”.

Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, 99 njerëz janë vrarë dhe gati 4000 të plagosur janë që nga shpërthimi i protestave të martën.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat