Kaelin, Ratcliffe dhe Semenza marrin çmimin Nobel në Mjekësi

Amerika

Kaelin, Ratcliffe dhe Semenza marrin çmimin Nobel në Mjekësi

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 15:39
Foto

Amerikanët William Kaelin dhe Gregg Semenza si dhe britaniku Peter Ratcliffe morën sot çmimin Nobel për Mjekësinë për zbulimin e tyre lidhur me përshtatjen e qelizave ndaj oksigjenit, njoftoi instituti suedez ”Karolinska”.

Çmimi i referohet zbulimit se si qelizat përdorin oksigjenin.

Ky mekanizëm ka një rëndësi thelbësore për mbajtjen e shëndetshme të qelizave dhe zbulimi ka hapur rrugën për të kuptuar rreth shumë sëmundjeve, sidomos ato të lidhura me aneminë dhe kancerin.

Me shpalljen e fituesve të çmimit Nobel për Mjekësinë 2019, hapet seria e çmimeve të dhëna nga fondacioni ”Nobel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat